“Acibadem Sistina”, hapet spitali më modern pediatrik


Reparti spitalor, departamentet poliklinike të pediatrisë dhe neonatologjisë dhe gjëndra emergjente 24/7 me tri njësitë e kujdesit intensiv neonatal, kardiokirurgjikal dhe pediatrik janë pjesë e spitalit të ri pediatrik që gjendet në kompleksin e spitalit klinik Acibadem Sistina. Spitali është i vetmi i këtij lloji në këtë rajon.

Spitali disponon me shërbimet në ambulancë dhe shërbime spitalore pediatrike subspecialiste dhe është e qasshme për të gjithë pacientët, si dhe mundëson ndërhyrjet më të ndërlikuara pediatrike dhe ndërhyrjet kardikirurgjike të fëmijët. Qëllimi ynë është të avancojmë shërbimet për pacientët në Maqedoni dhe në rajon. Zgjerimi është 4 mijë metra katrorë, por planet tona nuk ndalojnë këtu, vazhdojmë të rritemi dhe të zgjerohemi në përputhje me nevojat e pacientëve në Maqedoni dhe në të gjithë rajonin – deklaroi Gjun Gjunsoj, drejtor kryesor ekzekutiv i “Acibadem Sistina”.

Sot e promovojmë spitalin më të ri dhe më modern pediatrik, i cili mundëson qasje multi-disiplinare në zgjidhjen e problemeve shëndetësore te fëmijët, përkatësisht një kujdes integral për shëndetin e çdo fëmije. Ky spital pediatrik është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë dhe mundëson kujdes për fëmijët nga 0 deri 16 vjeç nga të gjitha sferat e pediatrisë – tha Dushko Fidanovski, Shef iPediatrisë “Acibadem Sistina”.

Me një sipërfaqe prej 4 mijë metra katrorë Spitali Pediatrik disponon me qendër emergjente pediatrike, kardiokirurgji pediatrike me njësi të kujdesit intensiv dhe kardiokirurgji intervente pediatrike, një spital ditor, qendër për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e fëmijëve me të gjitha format e vonesës në zhvillim. Në spital janë përshirë 210 profesionistë. Në dispozicion janë 14 ordinanca pediatrike dhe 4 ordinanca neonatologjike. Për fëmijët kujdesen 36 mjekë pediatër me përvojë subspecialiste në kardiokirurgji pediatrike, kardiologji, reumatologji, pulmologji, neurologji, nefrologji, hemato-onkologji pediatrike, etj.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button