“Burokracia”, pagesat përmes postës akoma s’mund të realizohen


Qeveria është ende në pritje të përfundimit të procedurave burokratike për zgjedhjen e një banke të re, që do të punojë me Postën e Maqedonisë së Veriut në fushën e qarkullimit pagesor. Zaev tha se nëse autoritetet i kanë përpunuar të gjitha informacionet në lidhje me falimentimin e Eurostandard Bankës, sot për të njëjtën do të sillet vendim. Nëse ka më shumë materiale për të analizuar, atëherë drita jeshile për fillimin e procesit të zgjedhjes së një banke të re do të jepet të enjten. Përveç faktit që në këtë moment nuk mund të paguhen fatura dhe taksa, është ndërprerë edhe pagesa e pensioneve dhe asistencës sociale për përfituesit, që i kanë marrë ato në adresën e tyre të shtëpisë përmes postierit.

LEXO EDHE:

Back to top button