Adelina Tahiri i uron ditëlindjen bashkëshortit me fjalët më të ëmbla

Dy vite më parë, këngëtarja Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me partnerin maqedonas, Serjozha Markov. Në gusht të vitit 2018, çifti u bënë prindër për herë të parë, pasi Adelina solli në jetë bekimin e tyre të parë, djalin që e pagëzuan me emrin Jon.

Këngëtarja dhe avokati maqedonas po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe Adelina ka treguar më herët se fillimet e tyre kanë qenë si një film i bukur romantikk.

Pavarësisht paragjykimit të madh nga publiku për moshën e Serjozha-s dhe faktin që ai është i huaj, Adelina ka treguar se është kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e saj. Madje, ajo i ka bërë dedikimin më të ëmbël të dashurisë në ditën e lindjes së tij, krahas një fotoje ku e përqafon.

“Urime ditëlindjen gjysma ime! Faleminderit që të kam!”- ka shkruar ajo.

Më herët këngëtarja ka folur për planet e zgjerimit të familjes dhe tregoi Adelina tha se është gati për një fëmijë të dytë.

Megjithatë, ka diçka që e pengon! Këngëtarja tha se nuk e përjeton mirë shtatzëninë, pasi me Jonin shtoi shumë kile.

Ajo tha se periudha e pritjes së ëmbël për të ishte e vështirë, pasi edhe temperaturat e larta e përkeqësonin edhe më shumë situatën.

“Nuk do e lë Jonin vetëm, po e mendojmë një fëmijë të dytë”, tha këngëtarja ndër të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button