Ademi e Duka, bëjnë homazhe te shtatorja e Vokrrit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Agim Nura e Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve dhe të tifozëve të kombëtares, Dardanët.

Të dy presidentët e vlerësuan lartë personalitetin dhe karrierën e ish-presidentit të FFK-së, të cilin njëherësh e kishin edhe mik të ngushtë.

Me rastin e ditëlindjes së 62-të të Vokrrit, sot, në stadiumin që mban emrin e tij në kryeqytet, do të organizohet edhe turneu i veteranëve, në të cilin marrin pjesë Kombëtarja e Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë, Llapi dhe Prishtina.

LEXO EDHE:

Back to top button