Ademi: Ky brez, gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!

" "

Kosova është mysafire e Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për Grupi I, në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. “Dardanët” dhe përzgjedhësi Primozh Gliha kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe janë gati për një ndeshje të madhe nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje optimist është edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka publikuar një fotografi me lojtarët e dalë nga Superliga e Kosovës. Ademi ka thënë se ky brez i ri është gati për të shkëlqyer dhe dëshira dhe motivi i tyre për sukses janë shpresë për një rezultat pozitiv në Bukuresht.

Postimi i Agim Ademit

“Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!

Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht!

Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!

LEXO EDHE:

Back to top button