Ademi me Shallandin,  diskutuan strategjinë për 2021

Numri një i FFK, Agim Ademi, në kuadër të takimeve të punës, këtyre ditëve u takua edhe me trajnerin Bernard Shalland, me të cilin biseduan në disa tema të ndryshme që lidhen me kombëtaren e Kosovës.

Njoftimi i plot i FFK-së

Në këtë takim, u bisedua në detaje për gjithçka që e pret Kombëtaren A gjatë vitit 2021, duke filluar nga diskutimi për shortin për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022, si dhe nivelin organizativ brenda ekipit. Ishte konstatim i përbashkët se duhet të krijohet një plan konrekt i veprimit gjatë kësaj kohe.

Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Shalland, diskutuan po ashtu jo vetëm për ndeshjet kualifikuese, por edhe për miqësoret e shumta që Kosova do t’ i zhvillojë gjatë vitit 2021, por edhe për situatën aktuale të futbollistëve të Kombëtarës nëpër klubet e tyre.

Një pjesë tjetër dhe e rëndësishme ishte diskutimi për të gjitha projektet e presidentit dhe trajnerit për konsolidimin e stafit dhe realizimin e kampeve dhe sektorëve që duhet të veprojnë.

Në fund u shpreh optimizëm dhe shpresë e përbashkët se viti 2021 do të jetë dukshëm më i mirë sesa viti 2020 për Kombëtarën A.

LEXO EDHE:

Back to top button