Ademi: Nuk është ditë e lumtur edhe pse shënova gol

Kapiteni i Dinamo Zagrebit dhe përfaqësueses së Maqedonisë, Arijan Ademi, pas ndeshjes në “Maksimir” u shpreh se nuk është një ditë shumë e lumtur për të, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer me gol dhe asist në barazimin 2-2 ndaj kampionit të Maqedonisë, skuadrës së FC Shkupit.

“Kishim kontrollin e ndeshjes, kemi krijuar raste të mira, por në fund ishte 2-2. Gabimet na kushtojnë shumë dhe do të duhet të bëjmë shumë më mirë në Shkup. Nuk ka pasur nënvlerësim, sepse ne kemi hyrë shumë mirë në ndeshje, kemi qenë fenomenal për 20 minuta, të gjithë ishim në gjysmën e tyre, dhe pas huqjes sime, u futëm krizë dhe pranuam një gol nga gabimi në vijën e fundit.

Por nuk ka asgjë për të ardhur keq, kemi një ndeshje në Koprivnicë me Slaven Bellupon, për tre ditë, pastaj është vizita në Shkup.

Jam i kënaqur me sa ndeshje kam luajtur për Dinamon dhe sa gola kam shënuar në Evropë, por kjo ditë nuk është shumë e lumtur për mua, pavarësisht se shënova golin e 12-të evropian dhe pata një asistim”, tha Ademi pas ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button