Ademi: Nuk mendojmë shkarkimin, por duam rezultate

Numri një i futbollit kosovar, Agim Ademi, ka folur rreth performancës së përzgjedhësit të Kosovës, Bernarnd Challandes.

Nuk i kemi rënë pishman asgjë, por dihet për Shalland dhe të gjithë se ata vlerësohen me rezultate. Ne e kemi vetëm këtë ekip, secili trajner matet me rezultate. Neve na interesojnë rezultatet pasi e kemi vetëm një ekip. Jo vetëm Shalland, por në secilin kategori duam rezultate dhe do i matim me rezultate. Fati i keq për të ka qenë se në tre ndeshjet e fundit nuk ka qenë me ekipin shkaku i COVID-19. Ne nuk jemi duke e menduar shkarkimin, por duam rezultate”, ka thënë mes tjerash Ademi

LEXO EDHE:

Back to top button