Ademi sërisht fatal për FC Shkupin, Dinamo kalon në turin e tretë

Pjesa e parë kaloi në lojë të barabartë të të dy skuadrave, të cilat kishin raste konkrete për të ndryshuar rezultatin. Mysafirët të parët u kanosën, por me sukses mbron portieri Naumovski. Adetunxhi, dhe Abdulla kishin rastet më të mira për Shkupin për të ndryshuar rezultatin, mirëpo tentimet e tyre shkuan vetëm skaj portës.

Dhe në fillim të pjesës së dytë, në aksionin e parë, Dinamo kalon në epërsi falë golit të shënuar nga Arian Ademi, i cili ishte i pmbuluar nga mbrojtja e FC Shkupit, e cila ishte në nivel të detyrës në pjesën e parë.

 

 

 

Mysafirët shënuan edhe golin e dytë pas disa minuta, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Luka Menalos.

Një kundërsulm i shpejtë në minutën e 66-të i FC Shkupit, ngriti publikun në këmbë, por tentimi me kokë i Adem Ali, u ndal nga portieri mysafirë Livakoviç.

Në vazhdim skuadra mysafire arriti që të kontrollojë mesfushën dhe nuk lejoi që Shkupi të dominojë në pronësimin e topit, duke izoluar në tërësi Alvarezin.

Përpos ndrrimeve të kryera, deri në fund të ndeshjes nuk kishte ndryshim të rezultatit, me çka Dinamo vazhdon në turin e tretë, ndërsa FC Shkupi kalon në turin e tretë të Ligës Evropa, ku e pret Shamrok Rovers. Kjo e fundit mundi Ludogoretsin me 2-1 në ndeshjen kthyese, por e pa mjaftueshme për të anuluar 3 golat nga sfida e parë në Bullgari.

LEXO EDHE:

Back to top button