Ademi: VMRO-ja po polarizon qytetarët

Ademi: VMRO-ja po polarizon qytetarët

Sonte në emisionin “Rruga Drejt” të ftuar ishin deputeti  dhe kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, zv/kryetar i Lëvizjes Besa  Arianit Hoxha dhe  Ilija Dimovski ish deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ademi tha se qasja e VMRO-së është të krijojë polarizime dhe përçarje.

“Prandaj ne mendojmë dhe kemi dilema se kjo iniciativë është dorëzuar me qëllim pa një bazë të qëndrueshme juridike, që të hudhet poshtë nga kryeparlamentari Xhaferi dhe si pasojë opozita të krijojë polarizim në shoqëri, turbulence, tensione e përçarje”, u shpreh Arbër Ademi, i pyetur në lidhje me refuzimin e iniciativës për referendum nga ana e kryeparlamentarit Xhaferi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button