Adrian Mutu: Rrahmani është sulmuesi më i mirë në Rumani

Adrian Mutu është i bindur se Albion Rrahmani është qendërsulmuesi më i mirë në Superligën e Rumanisë dhe këshillon ekipin e Rapid Bukureshtit që të përpiqen të mos e shesin atë.

Albion Rrahmani ka impresionuar te Rapidi që në sezonin e parë duke shënuar 16 gola në 20 ndeshje. Në media doli informacioni se Benfika e Lisbonës dëshiron ta transferojë atë dhe se po përgatit një ofertë prej 8 milionë eurosh. Ditët e fundit gazetarët gjermanë kanë folur edhe për interesimin e Verder Bremenit, skuadër që zë vendin e 11-të në Bundesligë. Legjenda rumune, Mutu është shprehur i kënaqur me Albion Rrahmanin dhe për të thotë se është “numri 9” më i mirë në kampionatin elitar rumun.

“Mendoj se ai është një sulmues shumë i mirë. Mendoj se është “numri 9” më i mirë në kampionatin tonë. Mendoj se këtu më pak varet nga Rrahmani, por nga planet e ardhshme që Rapid ka bërë për të ardhmen. Nuk mendoj se tani aksionerët e Rapidit kanë nevojë për ndihmë nga ana financiare. Përkundrazi, kanë mundësi ta mbajnë Rrahmanin. Dhe na duhet një shtytje për të sjellë lojtarë të tjerë pranë Rrahmanit që të mund të sulmojmë titullin vitin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Mutu për Digisport.ro.

LEXO EDHE:

Back to top button