Gëzim për Pep Guardiolën, do të ketë 200 mln euro për objektivat e merkatos

Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 200 mln euro për të shpenzuar në merkaton verore në kuadër të përforcimit të skuadrës së tij. Drejtuesit e Man. Sitit kanë vendosur t’i dhurojnë këtë shumë teknikut spanjoll për t’i “blinduar” edhe më shumë kampionët në fuqi të Anglisë, Europës dhe botës.

Objektivi i parë është Lukas Paketa i Uest Hemit, shërbimet e të cilit Man. Sitit i kërkoi edhe në fundin e verës së kaluar. Por marrëveshja mungoi. Braziliani, i cili në Premier Ligë ka shpërthyer duke u bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit londinez, pëlqehet shumë nga Guardiola.

Në listën e trajnerit katalanas ndodhen edhe emra si Xhamal Musiala (Bajern Munih) dhe Bruno Guimaraes (Njukasëll).

Por edhe Zhoao Neves, 19-vjeçari i talentuar i portugezëve të Benfikës, i cili luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes. Neves debutoi edhe me kombëtaren e Portugalisë gjatë tetorit të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button