Adriano: Interi donte të më dërgonte në një klinikë psikiatrike

Adriano, ish-sulmues i Interit, Fiorentinës, Parmës dhe Romës në Itali, i cili në karrierën e tij fitoi një Kupë të Konfederatave, një Kupë të Amerikës, 2 tituj të Serie A, 2 Kupa të Italisë, 3 Superkupa Italiane, një Kupë të Kampionëve të Brazilit dhe dy kampionate braziliane, është rrëfyer në autobiografinë e titulluar “Frika ime më e madhe”. Aty ka treguar disa nga momentet më të këqija të karrierës së tij.

“Kthehesha në shtëpi dhe gjeja gjithmonë një arsye për të pirë, ose sepse miqtë e mi ishin aty, ose sepse nuk doja të heshtja dhe të mendoja për gjërat e këqia. Shumë njerëz e përdorin futbollin si rrugëdalje. Unë, nga ana tjetër, kisha nevojë për një arratisje nga futbolli. Ikja nga futbolli ishte familja ime dhe babai im. Kur babai ndërroi jetë, pija ime u bë shoqëruesja ime. Njerëzit përreth u përpoqën ta mbulonin këtë varësi që krijova me pijen, ndërsa unë po luftoja me depresionin e thellë. Vdekja e babait ishte diçka shumë e rëndë për mua shpirtërisht”.

 

Adriano më pas flet edhe për rolin e Interit në këtë çështje.

“Një ditë Moratti më tha se do të donim të të dërgonim në një vend të veçantë. Në fakt, klubi donte të më dërgonte në Zvicër, në një klinikë rehabilitimi. Unë isha në depresion, por nuk e kuptoja se për çfarë po flisnin. Asokohe nuk e kuptoja pse po përpiqeshin të më dërgonin në një spital psikiatrik, ndaj reagoja i nervozuar,” tha mes tjerash Adriano.

LEXO EDHE:

Back to top button