Promotori i Usyk-ut premton: “Do të jetë përballja më e mirë se sa ajo e para”

Pas gati 40 ditësh, në Riad të Arabisë Saudite do të zhvillohet revanshi i peshave të rënda në boks mes kampionit të botës, ukrainasit Oleksandr Usyk e britanikut Tajson Fjuri.

Në prag të kësaj sfide të madhe ka folur për mediat promotori i boksierit ukrainas, që ka zbuluar disa sekrete nga trajnimi i kampionit të botës.

“Do të jetë sërish një sfidë e madhe dhe le të fitojë njeriu më i mirë. Përsëri. Ne kemi të tashmen dhe po mendojmë për të ardhmen. Është një kënaqësi dhe mrekulli që po organizojmë sërish një sfidë të tillë mes dy boksierëve më të mirë në botë,” tha Alex Krashuk.

 

“Mendoj se Usyk do të ketë një stil të ri në këtë revansh. Jam i sigurtë që edhe Tajsoni do të bëjë të njëjtën gjë, ndaj do të jetë një përballje krejt e re. Poashtu jam i sigurtë se do të jetë një sfidë edhe më e bukur se e para, që do të mahnisë botën, pasi ata luftojnë hapur”, tha në fund Krasshuk.

LEXO EDHE:

Back to top button