Aeroplani i vogël gati sa nuk goditi një burrë në një fushë golfi në Kaliforni
Aeroplani i vogël gati sa nuk goditi një burrë në një fushë golfi në Kaliforni
Ngjarja ka ndodhur në një kompleks sportiv gjersa piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kaliforni.
Një aeroplan i vogël u rrëzua në një fushë golfi në Sacramento, Kaliforni dhe se gati sa nuk goditi një lojtar golfi, raporton bbc.
Piloti, i cili ishte nisur nga Baza e Forcave Ajrore McClellan, pësoi një dështim të plotë mekanik në rreth 120 metra, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Sacramento.
Edhe pse një lojtar golfi ishte pranë aeroplanit kur ai u rrëzua, askush në tokë nuk u lëndua.
Ndryshe, piloti raportohet se ka pësuar vetëm prerje të vogla dhe se nuk është në rrezik për jetë.