Aeroporti i Stambollit më i frekuentuari në Evropë

Aeroporti i Stambollit më i frekuentuari në Evropë

Aeroporti i Stambollit është renditur i pari mes aeroporteve evropiane me rreth 5.9 milionë pasagjerë në muajin qershor.

Aeroporti i Stambollit nisi zyrtarisht fluturimet në tetor të vitit 2018 dhe është një nga aeroportet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në botë. Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë publikoi raportin e tij për trafikun ajror për tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të fundit, qarkullimi i pasagjerëve në aeroportet e Evropës është rritur me 247 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Siç theksohet në raport, në aeroportin e Stambollit në qershor numri i pasagjerëve u rrit në 115.4 për qind krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aeroporti i Stambollit u rendit i pari mes aeroporteve evropiane me rreth 5.9 milionë pasagjerë në muajin qershor. Më pas vijojnë aeroportet në Londër, Paris, Amsterdam, Frankfurt, Madrid dhe Barcelonë./ATSH/

LEXO EDHE:

Back to top button