Aeroporti në Tiranë, 306 fluturime për finalen Roma-Fejnord

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike numrin e personave që kanë hyrë në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza.”

“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, shkruan kryeministri Rama.

Ai gjithashtu bën me dije se gjatë 48 orëve, janë kryer 306 fluturime.

LEXO EDHE:

Back to top button