Afrim Gashi “mes dy zjarreve” në Alternativa!

Afrim Gashi “mes dy zjarreve” në Alternativa!

Gazetar: Adrian Kerimi

Alternativa akoma nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e “grupit të zjarrit” brenda kësaj partie të cilët më 14 nëntor kërkuan shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Akuzat se ministri Sali nuk i ka realizuar synimet dhe nuk i ka përmbushur objektivat partiake të drejtuara nga 11 anëtarë të degës së Çairit, nuk i kanë mjaftuar kreut të AAA-së, Afrim Gashi që brenda 10 ditëve të inicion shkarkimin e Sali. Nga Alternativa thonë se çështja do të diskutohet në mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të partisë.

“Nëse mendoni për një konferencë për opinionin që kanë pasur disa aktivistë të Alternativës, ne nuk është se nuk e kemi shqyrtuar, ajo ka mbetur të diskutohet në organet e partisë dhe të dalim me një qëndrim. Aktualisht Alternativa është e konsoliduar dhe nuk kemi asnjë element që mund të asociojë në segregacion ose me trema që i preferon opinioni, përçarje. Nuk është se është krijuar ndonjë komision i veçantë, por neve do ta diskutojmë këtë çështje në mbledhje të kryesisë qendrore të partisë dhe aty do të zgjidhet mënyra më e mirë se si duhet të reagojë partia drejtë një kërkese të tillë”, njoftojnë nga Alternativa.

Dega e Çairit, respektivisht 11 anëtarët të cilët kërkojnë shkarkimin e Sali thonë se i japin hapësirë dialogut dhe debatit brenda partiak. Në rast se nga mbledhja e parë e Kuvendit Qendror nuk dalin rezultate konkrete, ashtu edhe siç kishin paralajmëruar më 14 nëntor, përgjegjësia për hapat e mëtejmë dhe pasojat politike sipas tyre bien ekskluzivisht mbi kreun e partisë Afrim Gashi. Në mesin e pakënaqësive të 11 anëtarëve të degës së Çairit është potencuar mos marrja e dy drejtorive në klinikat universitare dhe kryetarin e bordit drejtues në Fondin Shëndetësore, mos avancimi i kuadrove shqiptar, mungesa e projekteve konkrete sipas tyre si dhe mungesa e investimeve kapitale në vendbanimet shqiptare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button