Ageler betohet si ambasadore e re e SHBA-së

Ageler betohet si ambasadore e re e SHBA-së

Ambasadorja e re amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, u betua në një ceremoni solemne në Departamentin amerikan të Shtetit. Ajo pritet të arrijë së shpejti në Shkup, pas përfundimit të angazhimit të ambasadores Meri Bërns këtu. Ageler njoftoi së fundmi në seancën dëgjimore para senatorëve amerikanë se lufta kundër korrupsionit në vend do të jetë një nga prioritetet e saj kryesore. Ajo tha se do të inkurajonte reformat në drejtësi, dhe do t’u bënte thirrje institucioneve që të jenë transparente në hetimin e akuzave për abuzim, dhe të kundërshtojnë me vendosmëri korrupsionin për të forcuar besimin e publikut në qeverisje. Ambasadorja e re amerikane tha gjithashtu se do të avancojë Dialogun Strategjik tashmë të krijuar ndërmjet Uashingtonit dhe Shkupit. Angela Ageler, është një diplomate karriere dhe së fundmi ka shërbyer si Zëvendës Shefe e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Pakistan. Më parë ka shërbyer në Ambasadën Amerikane në Paris, si dhe në Shkup, Nju Delhi dhe Hanoi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button