Aksidenti në Zhelinë, vazhdojnë kërkimet për vozitësin

Aksidenti në Zhelinë, vazhdojnë kërkimet për vozitësin

Vazhdojnë kërkimet e vozitësit të makinës që u aksidentua në mesditë në rrugën Tetovë-Shkup në afërsi të fshatit Zhelinë. Makina e tipit Golf me targa të Kumanovës është gjetur në lumin Vardar por shoferi nuk është gjetur ende ndërsa nuk dihet nëse ka pasur edhe udhëtarë të tjerë në makinë. Sasia e madhe e ujit në lumin Vardar ka vështirësuar kërkimet e njësiteve të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Policisë, ndërsa në ndihmë të tyre janë kyçur edhe banorët e Zhelinës. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa sipas informatave te para ende të pakonfirmuara, fjala është për një student nga Kumanova, i cili ka qene duke u kthyer nga ligjëratat, shkruan Alsat.

“Deri më tani e kemi gjetur vetëm veturën po nuk themi dot se për sa persona bëhet fjalë sepse i kërkojmë. Jemi në kërkim pra të tyre nuk e dimë se sa kanë qenë, por jemi këtu gjitha ekipet, kemi njoftuar edhe Qendrën për menaxhim me kriza dhe presim edhe ekipet e specializuara për notim dhe kërkim të personave, sepse është sasi e madhe e ujit që na vështirëson punën edhe më shumë”, tha Avni Ameti, Shef i NJTKZ Tetovë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button