Agim Ademi takim me kandidatin kryesor për stolin e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është parë në shoqëri të trajnerit spanjoll, Roberto Moreno. Ky i fundit është emri që flitet se do të jetë në krye të kombëtares së Kosovës dhe ky takim duket se e vërteton këtë teori. Gjithsesi ende asgjë zyrtare nuk ka, por duket se spanjolli do të jetë në krye të ekipit kombëtar që nga janari i vitit të ardhshëm.
Moreno (46) së fundi ka qenë trajner te skuadra e Granadas, ndërsa ka drejtuar edhe Monakon. Moreno ka drejtuar disa ndeshje edhe përfaqësuesen e Spanjës, ndërsa ka punuar edhe si asistent te Barcelona, Selta, Roma dhe disa klube tjera evropiane.
Në FFK vlerësojnë se Moreno është i duhuri, ndërsa ka mbetur të shihet nëse kostoja financiare mund të mbulohet. Në ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”, Kosovën e drejtoi slloveni Primozh Gliha, që zëvendësoi të larguarin, Alen Zhires./Ballkani.info/