Agim Selami: Problemi i ikjes së trurit paraqet problem serioz

Agim Selami: Problemi i ikjes së trurit paraqet problem serioz

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Agim Selami në kuadër të emisionit të sontëm “Rruga drejt”, theksoi problemin e ikjes së trurit si çështje shumë serioze. Sipas tij, 10 për qind e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç nuk janë më rezident në shtetin tonë, shndërruar në shifra, kjo nënkupton se diku rreth 52 mijë të rinj nuk jetojnë më në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

“Çështja e të dhënave empirike sa i përket se sa njerëz e kanë lëshuar vendin, gjithashtu është e koklavitur, sepse Enti i Statistikës del me shifra që janë largu diku 300 mijë persona, Banka Botërore thotë se janë larguar 500 mijë persona dhe në vitin 2019 Komisioni Evropian thotë se shifra e tillë është diku 600 mijë persona. Pra kjo mungesë e studimeve të besueshme empirike e pamundëson edhe më tej qasjen serioze ndaj institucioneve të shtetit për sa i përket parandalimit të ikjes së trurit…10 për qind e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç nuk janë më rezident në shtetin tonë dhe në shifra konkrete diku 52 mijë të rinj nuk jetojnë më në Maqedoninë e Veriut, në anën tjetër numri i banorëve mbi 60 vjet, krahasuar me regjistrimin e vitit 2002 dhe regjistrimin e vitit 2022 shënon ngritje të madhe. Pra në vitin 2002 persona të moshës mbi 60 vjeç kanë qenë diku 140 mijë, ndërsa në regjistrimin e fundit të vitit 2022 kemi 270 mijë persona të moshës mbi 60 vjet”, tha Agim Selami, përfaqësues i Shoqërisë Civile. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button