Për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve nga reshjet e shumta dhe rrezikut nga dalja nga shtrati, Agjencia e Ushqimit apelon që në kohë të ndërmerren masa parandaluese për uljen e rrezikut nga shfaqja e sëmundjeve infektive që transmetohen përmes ushqimit ose ujit të pijshëm dhe për mbrojtjen e kafshëve. Sipas Agjencisë për Ushqim, uji i turbullt nga ujësjellësit individualë nuk duhet të përdoren derisa të konfirmohet se është i sigurt. Ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e përmbytjes duhet të hidhet. /Alsat.mk
379 Less than a minute








