“Buxheti 2026”/ UNT-ja dhe Sheshi “Skënderbeu”, dy pikat për të cilat u përplasën pushteti dhe opozita

“Buxheti 2026”/ UNT-ja dhe Sheshi “Skënderbeu”, dy pikat për të cilat u përplasën pushteti dhe opozita

Gazetar: Angell Dimovski

Në debatin për project buxhetin e vitit të ardhshëm, deputetët e LSDM-së reagojnë se asnjë nga amendamentet e propozuara nga opozita nuk është pranuar. Fatmir Bytyqi thotë se për disa nga projektet më të mëdha kapitale, përfshirë Universitetin “Nëna Terezë”, sheshin “Skënderbeu” dhe Qendrën Klinike në Shtip, në buxhet janë parashikuar mjete shumë më të vogla se sa ishte premtuar.

“Unë e di që gjithçka do të përfundojë, e di që gjithçka është përfunduar, si për ‘Nëna Terezën’ që thatë 35 milionë, e në buxhet shohim 1 milion, si për sheshin ‘Skënderbeu’ 39 milionë e nuk e shohim, si për Qendrën Klinike në Shtip shihnim, nuk e di, 200–300 milionë euro, e në buxhet shohim 3,5 milionë denarë, as euro nuk janë, dhe kështu me radhë”, deklaroi Fatmir Bytyqi – deputet i LSDM-së.

Deputeti Nikola Micevski i përgjigjet Bytyqit, duke thënë se dy amendamente nga opozita tashmë janë pranuar dhe se nuk qëndron tezat e tyre se disa deputetë janë privilegjuar, ndërsa të tjerët jo.

“I nderuar koleg, teza juaj nuk qëndron, duket qartë se juve ju nevojitet në fillim të kësaj jave një ‘shkëndijë’ e re, ku do të ngjiteni mbi debatet për rishikimin e buxhetit në lidhje me amendamentet, sepse dy amendamente nga opozita tashmë janë pranuar dhe kjo në kërkesë të opozitës, kështu që teza se disa deputetë janë privilegjuar, ndërsa të tjerët jo, nuk qëndron”, tha Nikola Micevski – deputet i VMRO.

Deputetët e Frontit Euorpian thane se nuk do ta mbështesin buxhetin me arsyetimin se është i dobët dhe i motivuar politikisht, s’është zhvillimor dhe do të shërbejë për të ushqyer administratën partiake. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button