Agjentët e Nejmarit kërkojnë klubin e ri për sulmuesin brazilian
Sipas “RMC Sport”, agjentët e brazilianit Nejmar kanë filluar të kërkojnë një klub të ri. Çështja kryesore janë kërkesat financiare të brazilianit dhe shuma e transferimit, andaj një huazim është skenari më i mundshëm.
Më herët ishte raportuar për interesimin për sulmuesin nga Çellsi dhe Njuksaëll, megjithatë, sipas publikimit, Nejmar nuk ka marrë ndonjë ofertë specifike prej tyre. Vendimi i Nejmarit shpjegohet me largimin e mundshëm të Lionel Mesit nga PSZH në fund të sezonit, si dhe mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit.
Përveç kësaj, Nejmari është tronditur nga protesta që ultrasit e klubit bënë pranë shtëpisë së tij. Kujtojmë se Nejmari nuk ka luajtur për PSZH që nga shkurti pas operacionit në ligamentet e kyçit të këmbës.