Agjenti i futbollit: Osimhen ka shumë mundësi që të luajë te PSZH

Agjenti i futbollit, Dario Canovi, pretendon se e di se kë do të zgjedhë Viktor Osimhen pasi të largohet nga Napoli. Ylli nigerian është i lidhur me një largim nga kampioni në fuqi italian, për në afatin kalimtar të verës. Arsenali, Çellsi dhe Paris Sen Zhermeni janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij.

“Sipas mendimit tim, ka shumë mundësi që ai të luajë për Paris Sen Zhermenit. Do të ishte nënshkrimi më i zgjuar për të zëvendësuar Kilian Mbapen”, tha Canovi për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

Osimhen ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të re me Napolin, e cila besohet të jetë rreth 130 milionë euro. Çellsea dhe Arsenali do të ishin gjithashtu në një pozicion financiar për të paguar atë çmim, PSZH-ja thuhet se e ka ditur prej disa kohësh se Mbappe do të largohet si lojtar i lirë pas këtij sezoni.

Prandaj, parisienët kanë planifikuar një rritje të madhe në tregun e transferimeve për të kompensuar largimin e francezit dhe Osimhen shihet si zëvendësuesi më ideal i tij.

LEXO EDHE:

Back to top button