Alarm për bombë në parlamentin norvegjez

Alarm për bombë në parlamentin norvegjez

Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë ndërsa policia rriti sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët përreth.

“Ne kemi vënë në gatishmëri patrullat për të siguruar Parlamentin dhe për të parandaluar çdo incident. Nuk kemi asnjë informacion deri më tani për ndonjë kërcënim ndaj palëve të treta”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia vendosi hekura metalikë për të bllokuar hyrjen në ndërtesë, e cila ndodhet në qendër të Oslos.

Në Norvegji, oficerët e policisë zakonisht nuk mbajnë armë. /abcnews

LEXO EDHE:

Back to top button