Më shumë se 200 artistë japin alarmin për një përdorim “predator” të inteligjencës artificiale në muzikë

Më shumë se 200 artistë japin alarmin për një përdorim “predator” të inteligjencës artificiale në muzikë

Në një letër të hapur, Billie Eilish, grupi i rrokut amerikan Pearl Jam apo trashëgimtarët e Frank Sinatra bëjnë thirrje për një mbrojtje më të mirë të krijimit dhe të drejtave të autorëve përballë një kërcënimi që mundet “të shkatërrojë ekosistemin e muzikës”, thonë zërat e famshëm të muzikës.

Përdorimi i inteligjencës artificiale ngre disa shqetësime më të forta në botën e muzikës. Në një letër të hapur të lëshuar të martën e 2 Prillit, më shumë se 200 artistë të njohur, mes tyre emra si Billie Eilish, Nicki Minaj dhe Stevie Ëonder bëjnë thirrje për të mbrojtur më mirë krijimin dhe të drejtat e autorëve nga kërcënimet që i vijnë këtyre nga inteligjenca artificiale.

“Ne duhet të mbrohemi kundër një përdorimi predator të inteligjencës artificiale për të vjedhur zërin dhe ngjashmëritë e artistëve profesionistë, për të dhunuar të drejtat e krijuesit dhe për të shkatërruar ekosistemin e muzikës”. – shkruajnë gjithashtu Katy Perry, Norah Jones, Camila Cabello dhe trashëgimtarët e Bob Marley apo të Frank Sinatra në këtë letër të sjellë nga organizata Aleanca për të Drejtat e Artistëve.

“Ne kërkojmë që të gjitha platformat muzikore dhe të gjithë shërbimet muzikore të angazhohen që të mos zhvillojnë ose të aplikojnë teknologji me përmbajtje apo mjete për gjenerimin e muzikës me IA që minojnë ose zëvendësojnë artin njerëzor të autorëve-kompozitorë dhe të artistëve, ose që na privojnë për një shpërblim për punën tonë”. – mund të lexohet akoma në këtë letër të firmosur nga grupet Pearl Jam dhe R.E.M.

Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale përbën një sërë kërcënimesh për krijimin artistik, me mundësinë e saj për të replikuar zërat e famshëm. Për firmosësit e letrës, inteligjenca artificiale përbën “një potencial të madh për zhvillimin e kreativitetit njerëzor”, por “ndërmarrjet më të fuqishme dhe më të mëdha janë tashmë duke përdorur pa autorizimin tonë punën tonë për të ndërtuar modele të IA”.

Muajin e kaluar, Shteti i Tenesisë – një nga qendrat nevralgjike të industrisë muzikor në Nashville – ishte i pari në Shtetet e Bashkuara që adoptoi një ligj që kishte synim të mbronte profesionistët e industrisë muzikore kundër kërcënimeve të IA. Ky ligj, quajtur “Ligji Elvis” (akronim), ligj për sigurinë e imazhit, të zërit dhe të ngjashmërisë). ‘

Ligji, që hyn në fuqi me një korrik u përshëndet nga aktorët e planit të parë të industrisë muzikore, me ndalimet që mjetet e IA të riprodhojnë zërin e artistëve pa lejen e tyre. Një legjislacion i ngjashëm është në process ekzaminimi në nivel federal, në Kongresin Amerikan, dhe në shtete të tjera.

Grupi i madh i specialistëve të industrisë muzikore Universal Music Group ka cituar Inteligjencën Artificiale si një nga faktorët e prishjes së negociatave me rrjetin social TikTok, kjo ka rezultuar në heqjen nga platforma të shumicës së artistëve të UMG. A.K./Tema

LEXO EDHE:

Back to top button