Mesfushori gjerman refuzon Mançester Sitin dhe Liverpullin

Florian Virtz po shkëlqen këtë sezon në Bundesligë. Mesfushori gjerman ka grumbulluar 7 gola dhe 10 asiste në 27 ndeshje, duke u bërë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Bajer Leverkuzeni, zbulimi i madh i këtij sezoni, falë “bëmave” të trajnerit Çabi Alonso, do të ketë shumë kërkesa merkaton e verës për të lindurin më 2003.

Mes tyre, sipas asaj që raportohet nga “HITC”, spikat interesimi i Man. Sitit dhe Liverpulli. Megjithatë, portali anglez shkruan se pas vendimit të Çabi Alonso për të qëndruar edhe pas përfundimit të këtij sezoni, pavarësisht ofertave shumë joshëse të Bajern Munihut dhe Liverpullit, mesfushori Virtz pritet të bëjë të njëjtën gjë, i ndikuar nga trajneri i tij.

Me qëndrimin e Çabi Alonso në stolin që mban aktualisht në Bundesligë, edhe qëndrimi i Virtz te Bajer Leverkuzeni është pak më afër. E thënë ndryshe, Premier Ligë duket më larg për të.

LEXO EDHE:

Back to top button