Agjenti konfirmon: Një ditë Donaruma do të rikthehet në Seria A
Agjenti i Xhianluixhi Donaruma, Enzo Raiola, ka konfirmuar se portieri italian po shijon projektin te Man. Siti, por nuk përjashton mundësinë e një rikthimi në Itali nëse do të shfaqet një ofertë e duhur. Raiola tha se Donarumma ka gjetur qetësi dhe stabilitet në ekipin e Pep Guardiolës.
“Sot në Man. Siti po gjen qetësi me ekipin dhe mjedisin, dhe e gjen projektin shumë interesant. Ai gjithashtu po fillon ta kuptojë ligën angleze.”
Agjenti zbuloi se Donarumma ka bërë shaka për një qëndrim pesë ose gjashtë vjeçar në Angli, por theksoi se çdo mundësi serioze për t’u rikthyer në Serie A do të merret në konsideratë.
Interesi nga klubet italiane u shfaq verën e kaluar, kur portieri ishte në muajt e fundit të kontratës së tij me PSZH-në, para se t’i bashkohej Man. Sitit. 26-vjeçari, portieri numër një në Itali, është ambientuar shpejt te Siti dhe ka ofruar stabilitet të madh në portë.
Ai ka mbajtur portën e paprekur në 10 ndeshje nga 24 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke konfirmuar rëndësinë e tij për skuadrën e Pep Guardiolës.








