VIDEO / Agjentja e futbollit akuzon presidentin e Federatës së Futbollit të Francës për ngacmim seksual

Në një intervistë për “L’Equipe” dhe “BFMTV” të hënën, agjentja e futbollit Sonia Souid ka akuzuar presidentin e Federatës së Futbollit të Francës Noel Le Graet për disa mesazhe të papërshtatshme, të cilat cilësohen sipas saj si ngacmime seksuale, përkatësisht gjatë viteve 2013-2017.

Shefi francez i futbollit tashmë ka qenë subjekt i akuzave që rrjedhin nga një hetim nga “So Foot” në lidhje me sjelljen e tij me koleget femra, veçanërisht duke pretenduar se ai dërgonte mesazhe të papërshtatshme.

Le Graet i ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se gjithsesi nuk di të shkruajë tekste. Souid tregon ftesa të shumta për darkë, si dhe mesazhe zanore gjatë natës që i thotë të vijë të ndajë me të një shishe shampanjë. Ajo shpjegon se fillimisht kontaktoi me të në lidhje me një punën e saj në futbollin e femrave në vitin 2013, ku Souid ishte përgjegjëse për sjelljen e Helena Kosta dhe Korine Diakre në pankinën e Klermontit. Agjentja vazhdon të detajojë se një takim u zhvillua në apartamentin e Le Graet, dhe supozohej se do të merrte pjesë Brixhit Henrik, në atë kohë drejtuese e futbollit francez të femrave. Në vend të kësaj, kur arriti ajo gjeti dy gota shampanjë të mbushura dhe mungonte Henrik. Ajo thotë se nuk i preku gotat dhe i tha presidentit se duhej të shkonte te i fejuari i saj. Le Graet e la të ikte, por do të vazhdonte ta kërkonte për darkë më pas. Souid ishte 28 vjeç, Le Graet 72 në atë kohë.

 

“Përveç faktit se unë isha në apartamentin e tij, ai më bëri të qartë që donte që unë të përfundoja në shtratin e tij. Ai ishte delikat, përveç atij mesazhi zanor që më kërkon të bashkohesha me të për të pirë një shishe shampanjë”, tha ajo.

 

Agjentja e futbollit vazhdon të përshkruajë se si Le Graet do t’i dërgonte rregullisht mesazhe asaj midis 2014 dhe 2017 dhe se ajo nuk i pranoi ftesat e tij.

 

“Sapo presidenti më bëri të qartë se që idetë e mia të realizoheshin, duhej të hyja në shtratin e tij. Më erdhi si një tronditje, por vazhdova të qëndroja e sjellshme edhe pse po më poshtëronte”.

 

Dëshmia e Souid është duartrokitur nga ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea Castera, dhe ajo thotë se e vërteta do të dalë në shesh shumë shpejt.

 

LEXO EDHE:

Back to top button