Agresori u neutralizua nga një ish-futbollist: Nuk kam bërë asgjë, s’jam hero

Pablo Marì, futbollisti spanjoll i Monza-s, i cili u godit me thikë, bashkë me persona të tjerë në supermarketin e një qendre tregtare në Asaxho, në rrethinat e Milanos, do të operohet sot.

Lojtari, i cili është jashtë rrezikut për jetën, ka kaluar natën në spitalin Niguarda, ku është shtruar pas sulmit. Agresori u ndalua nga Masimo Tarantino, një ish-futbollist dhe tani menaxher sportiv.

“Ai thjesht po bërtiste”, – tha ish-lojtari i Bolonjws, Interit dhe Napolit.

 

Personi në fjalë, pasi e bllokoi agresorin me thikë, ia dorëzoi policëve në stacionin e Korsikos (Milano).

 

“Nuk kam bërë asgjë, nuk jam hero”, – tha ai.

 

Gjendja e të plagosurve të tjerë mbetet e rëndë. Marì u qëllua pas shpine, teksa bënte pazar me gruan dhe djalin e tij, nga një 46-vjeçar me ç’rregullime mendore, i akuzuar tashmë për vrasje dhe tentativë vrasje të shumëfishtë.

Një nga pesë të plagosurit, punonjës i “Carrefour”, Luis Fernando Ruieri, 46-vjeçar bolivian, vdiq. Agresori është marrë në pyetje për një kohë të gjatë natën nga prokurori i Milanos, Paolo Storari, i cili koordinon hetimet e karabinierëve.

LEXO EDHE:

Back to top button