Ahmeti: BDI-ja është e interesuar të ketë një investigim i plotë

Faton Ahmeti nga BDI i ftuar në emision në “Rruga drejt”, duke folur për tragjedinë e Tetovës tha se BDI-ja është e interesuar të ketë një investigim të plotë të ngjarjes. Prandaj sipas tij, ata kanë qenë të parët që kanë thirrur investiguesit e huaj si ata gjerman, por dhe ata amerikan dhe të NATO-s që do të vinë më vonë.

Mednoj se për përgjgjësitë për atë që ndodhi në spitalin e Tetovës duhet t’ia lemë organeve kompetente që të dalin me analiza. Pra nuk mund të bëjmë konstatime të caktuara, pa mos pasur një hetim të plotë. Ne si institucione kemi kërkuar, që përveç investiguesve të brendshëm, të kyçen edhe investigatorë të huaj. Ku veçmë sot kemi 4 ekspertë gjermanë në Tetovë, të cilët do të bëjnë analizën e fakteve. Do të kyçen edhe ekspertë amerikane dhe NATO-s. Ne si BDI jemi të interesuar të zbardhen të gjitha shkaqe- tha Ahemti.

LEXO EDHE:

Back to top button