Ahmeti, marrëveshje edhe me Lëvizjen e Turqve, bashkëpunimi me Selën firmoset nesër

Ahmeti, marrëveshje edhe me Lëvizjen e Turqve, bashkëpunimi me Selën firmoset nesër

Gazetare: Fatlume Dervishi

Edhe një parti tjetër ju bashkua të ashtuquajturit Front Evropian të drejtuar nga BDI-ja si koalicion parazgjedhor. Salih Murat dhe Sulejman Baki si përfaqësues të Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci firmosën bashkëpunimin me Ahmetin. Ky i fundit tha se me turqit ndajmë të njëjtat halle dhe mohoi që partia të bëjë koalicion me parti të etnive të tjera për shkak se është dobësuar. Sulejman Baki do të jetë bartës i listës në njësinë e tretë zgjedhore.

“BDI-ja, se është forcuar i merr tani turqët, romët, boshnjakët, jo që është dobësuar… Sigurisht ka shumë gjëra për të theksuar, tek përfaqësimi i drejtë, tek realizimi në praktikë i gjuhëve si gjuha shqipe, turke, rome. Po të bësh një analizë se sa realizohet gjuha rome, një nga popullit më të diskriminuar që ka qenë në aspektin social, sigurisht që ka edhe shumë për të bërë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Me krahun e Selës në Aleancën për Shqiptarët Ahmeti do të fismosë marrëveshjen e bashkëpunimit nesër në Gostivar. Ai po ashtu konfirmoi se Sela do të jetë bartës i listës së përbashkët në njësinë e pestë zgjedhore.

Gjithsesi Ahmeti sqaroi se bartëse zyrtare e këtij koalicioni është BDI-ja dhe më pas do të shkruhen edhe të gjithë partitë e tjera që i bashkohen atij. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button