Ahmeti nuk e “përqafon” idenë e Zaevit: Opozita duhet të kritikojë!

Kreu Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk pajtohet me deklaratat e kreut të partnerit të koalicionit, liderit të LSDM-së Zoran Zaev për futjen në ekzekutiv të opozitës. Sipas tij roli i opozitës është që të kritikojë pushtetin.

“Opozita si gjithmonë…është misioni i opozitës të shpreh vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend sepse roli i opozitës, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara demokratike. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm për vendin, përndryshe ato detyrë e kanë që të japin dhe mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, tha mes tjerash Ahmeti.

Në lidhje me: Zaev: Dua që opozita të bëhet pjesë e Qeverisë, por me Mickovskin nuk bisedohet

LEXO EDHE:

Back to top button