Ahmeti: Numri më i madh i ministrave shqiptarë është meritë e BDI-së

Ahmeti: Numri më i madh i ministrave shqiptarë është meritë e BDI-së

Përfaqësuesi i BDI-së, Faton Ahmeti nga BDI sonte në Rruga Drejt, gjithë meritat për numrin më të madh të ministrave shqiptarë në Qeveri, ia ka dedikuar partisë së tij dhe shefit të tij, Ali Ahmetit, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se partia e tij ka treguar se shqiptarët nuk ujanë rrezik për shtetin.

“Numri më i madh i ministrave shqiptarë është meritë e BDI-së dhe Ali Ahmetit, pasi që, ne kemi treguar se shqiptarët nuk janë rrezik për shtetin. Qëllimi kryesor është të ofrojmë kuadro cilësor të cilët do të kenë kapacitete intelektuale, profesionale, dhe mendoj se edhe kjo është një dobi që Maqedonisë së Veriut, ia ka sjellë stili shtetformuesi i subjektit tonë politik”, ka thënë Ahmeti./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button