Ahmeti shpalos emrat e ministrave të rinj, Naser Ziberi do të vazhdoj punën si noter
Alsat
19.08.2020 19:55
Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheq me 6 ministri. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me çrrastë edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie
Ministrin e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi
Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda-partiake.
Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.
Ahmeti përmendi edhe çështjen e Naser Ziberit për të cilin tha se si person a-partiak ka kontribuar në rezultatin zgjedhor, megjithatë sipas tij Ziberi do të vazhdoj të punoj si noter derisa siç u shpreh Ahmeti “t’ja gjejmë një vend të përshtatshëm”.