“Ai po vjen”, Mexhiti: Këto fushata të Artanit janë qesharake

“Ai po vjen”, Mexhiti: Këto fushata të Artanit janë qesharake

Gazetare: Fatlume Dervishi

“Ai po vjen” nuk është një fushatë për kryeministrin shqiptar, por një fushatë për të paralajmëruar takim të Ali Ahmetit me qytetarët në Shkup. Kështu beson “Grupi i zjarrit” të cilët e quajnë fushatën e iniciuar nga Artan Grubi qesharake dhe të destinuar për të dështuar. Nënkryetari Izet Mexhiti thotë se Ahmeti është çdo ditë në Shkup dhe ka pasur qindra takime me qytetarët.

“Më vjen keq që z. Ahmeti e toleron dhe ja lejon z. Grubi ta keqpërdorë dhe ta njollosë me kësi fushata. Kjo është një fushatë si “S’un rrin me neve” dhe mandej e morëm përgjigjen e popullit. Edhe kjo fushatë është një frikë në palcë sepse e shihni se në Çair nuk i presin, takohen vetëm funksionarët mes vete dhe nuk i pret qytetari i Çairit. Duan me çdo kusht të mbushin sallën e njëjtë duke bërë presion dhe shantazhe dhe kërcënime te administratorët”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Reagimi i Mexhitit vjen një ditë pasi Grubi dhe simpatizantë të BDI-së publikuan fotografinë me mbishkrimin “Ai po vjen” që kryesisht u kuptua si fushatë për të paralajmëruar kryeministrinë e parë shqiptar me mandate 100 ditor.

Mexhiti nga takimet me qytetarët në Pollog, u bëri thirrje disa figurave të partisë së tij që të heqin dorë edhe nga përpjekjet për ndryshim të ligjit për lojërat e fatit. Sipas tij, përfshirja e anëtarëve të BDI-së në këtë çështje do ta njollosë BDI-në.

“Unë këtu nga ky këshill vendos shfrytëzoj rastin (t’u bëj thirrje) dhe Talat Xhaferit, edhe Fatmir Besimit dhe posaçërisht Artanit; duart larg nga kazinotë, duart larg nga lojërat e fatit. Ne deputetët, votuesit dhe militantët e BDI-së së bashku nuk do të lejojmë që BDI-ja të futet nëpër kazinotë dhe t’i vihet njolla që s’do të mund ta heqë asnjëherë”, shtoi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button