AIK konfirmon: Janë shitur 13 mijë bileta për sfidën me Shkëndijën

Skuadra e Shkëndijës do të përballet me AIK -un e Stokhollmit, gjatë ditës së enjte në stadiumin “Friends Arena”, ku pritet që vendasit të kenë një përkrahje të madhe nga tifozeria vendase.

Skuadra suedeze më një postim në rrjetet soaciale konfrimoi se janë shitur 13 mijë bileta për këtë përballje, ku fituesi kalon në fazën e plej offit në Ligën e Konferencës.

Në mesin e spektatorëve në stadiumin “Friends Arena” do të jenë edhe tifozët e Shkëndijës, për të cilët janë rezervuar 600 vende dhe bileta për ato pozita kushton vetëm 14 euro.

 

 

Ndërkohë mediat në Suedi, raportojnë se vendasit do të kenë përkrahje të plotë në stadiumin me kapacitet prej 50 mijë vendesh, pasi që shitja do të vazhdojë edhe gjatë ditës kur do të zhvillohet kjo ndeshje.

Kujtojmë se përballja e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës, në mes AIK-ut dhe Shkëndijës, do të nis në orën 19.00.

LEXO EDHE:

Back to top button