Prokuroria jep detaje për grabitjen e 4 gushtit në Shkup

Prokuroria jep detaje për grabitjen e 4 gushtit në Shkup

Prokuroria Themelore ka nisur procedurë hetimore ndaj dy personave të cilët dyshohet se kanë kryer grabitje në një dyqan për pajisje teknologjike në “Gjorçe Petrov” të Shkupit.

Nga Prokuroria njoftojnë se për njërin nga të dyshuarit është kërkuar shqiptimi i masës së paraburgimit ndërkaq tjetri është dërguar në burgun e Prilepit për vuajtjen e dënimit për një vepër tjetër penale.

“Më 4 gusht, dy të dyshuarit kanë hyrë në një dyqan për teknikë të bardhë në rrugën “Gjorçe Petrov” dhe i kanë kërcënuar tre punonjësit me pushkë automatike dhe pistoletë. Nga dyqani në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë 96.000 denarë dhe 20 celularë. Pas grabitjes, me një veturë me targa të një veture tjetër, të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe janë nisur drejt Sarajit”.

“Ata janë vërejtur nga policët të cilët disa herë kanë tentuar ta ndalojnë veturën, por të dyshuarit kanë shtuar shpejtësinë. Në afërsi të urës së Sarajit, në dalje nga Shkupi, ata u ndaluan dhe u privuan nga liria”, thonë nga Prokuroria.

LEXO EDHE:

Back to top button