Aintrahti siguron përforcimin e parë në merkato

Anësori gjerman i mbrojtjes, Filip Maks u transferua nga “gjigandët” hollandez të PSV Eindhoven drejt “shqiponjave” të Aintraht Frankfurtit, gjatë merkatos së dimrit, në një “kalim” që pritej të ishte thjesht një huazim deri në fundin e këtij sezoni.

Mirëpo, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe 13 paraqitjet e zhvilluar deri më tani me fanellën e Franfkurt, duket se kanë mbushur mendjen e tekniku Oliver Glasner për ta mbajtur 29-vjeçarin, në “Deutsche-Bank Park”.

Me anë të një komunikimi në profilin e tyre zyrtar në “Tuitter”, “shqiponjat” e Frankfurt njoftuan ditën e sotme, se kanë aktivizuar “opsionin” e blerjes së kartonin të anësorit dhe Filip Maks do të firmosë një kontratë të re me gjermanët, kontratë kjo e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button