Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiq urdhër Ushtrisë që të jetë gati dhe të niset drejt kufirit

Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiq urdhër Ushtrisë që të jetë gati dhe të niset drejt kufirit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq këtë të premte pritet që të zhvillojë një miting në Serbi ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve në Veri.

“Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë”, shkruajnë mediat serbe.

Për këtë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14 :00 i lëshoi ​​një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq.

Ai ka theksuar se është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button