Ajaksi e Totenhami, tërhiqen nga gara

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ajaksi është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Inter, Kristian Eriksen, ndërsa arsye për këtë është paga e danezit. Ish-anëtari i Totenham Hotspur, është duke kërkuar një largim nga “Xhuzepe Meaza”, ku ai arriti një vit më parë në një transferim prej 27 milionë euro.

Sipas “Calciomercato.com”, Hoze Murinjo është i interesuar të kthejë danezin përsëri në Totenham, por përsëri, Spurs nuk janë të gatshëm të paguajnë të gjithë pagën e tij.

Interi është i hapur për të shitur 28 vjeçarin ose edhe për ta dhënë në huazim në afatin kalimtar të janarit.

LEXO EDHE:

Back to top button