U publikua disa orë më parë, kënga e re e Zayn Malik po bën namin

Kanë kaluar afro dy vjet që kur Zayn Malik publikoi albumin e tij “Icarus Falls”. Tani, ish-anëtari i One Direction ka publikuar këngën e dytë nga albumi i tij i tretë “Nobody Is Listening”.

Mesnatën e djeshme ai ka lançuar këngën e tij të re të titulluar “Vibez”, që pason projektin “Better”, të cilin ai e publikoi në shtator 2020, pak ditë pasi u bë baba. Zayn ngacmoi fansat e tij dy ditë më parë në Instastory, ku postoi një video të shkurtër të një teatri bosh me fjalët “Nesër” të shkruara mbi perden.

Kënga gjendet në “Apple Music” por gjithsesi mos u shqetësoni sepse në Youtube ka pafund video të këngës dhe mund ta dëgjoni kur të doni dhe sa të doni. Sigurisht e para për ta mbështetur ishte partnerja e tij, Gigi Hadid, e cila ka ndarë këngën në Instastory me gjithë fansat e saj.

Zayn u bë i famshëm me grupin jashtëzakonisht të pëlqyer të djemve “One Direction”, pasi morën pjesë në “The voice of UK”. Por në mars 2015, këngëtari i “Pillowtalk” vendosi të largohej nga banda, duke përdorur si justifikim problemet e tij të shëndetit mendor. Që kur, ai është përqendruar në gjetjen e zërit dhe zërit të tij në botën e muzikës.

“Nga viti i parë i krijimit të grupit unë kurrë nuk kam dashur vërtet të jem pjesë e tij.” -pranoi Zayn në Apple Music’s Beats 1 në 2016. “Unë thjesht qëndrova sepse ishte atje në atë kohë(krijimit të grupit) dhe pastaj kur e kuptova drejtimin që po shkonim me muzikën, menjëherë e kuptova se nuk ishte për mua sepse kuptova se nuk mund të jepja asnjë kontribut; nuk mund të jepja mendimin tim për këtë apo atë gjë.”

Prej disa muajsh jeta e Zayn dhe Gigi ka marrë drejtim tjetër, pasi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, emrin e të cilës end nuk e dimë. Të dy janë prindër shumë të përkushtuar dhe shpesh janë fotografuar duke shëtitur me të voglën e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button