Ende e pakonfirmuar por ndoshta Genta Ismajli po përgatit një album të ri

Genta Ismajli është një nga emrat që i mungon më së shumti tregut shqiptar. Vitet e fundit ajo ka qenë shumë pak aktive me prurjet e reja dhe fansat nuk mund ta fshehin se iu mungon shumë. E kujt nuk i kujtohen super hitet e Gentës të para një dekade të tilla si “Unë jam fati yt”, “E kam provuar”, “Pse të dua ty”, “Kthehu”, etj., që kanë bërë shqiptarët të qajnë e kërcejnë.

Në muajin gusht, Genta publikoi këngën “Ça me bo” në bashkëpunim me Marselin dhe që nga aty nisën komentet e shumta nga fansat e saj turq.

Disa javë më parë u raportua se Genta Ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet dhe shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, por ende nuk bëhet e ditur se cili do të jetë. Lajmin e ka zbuluar media turke “Haberler”, që ka bërë të ditur se kënga do të vijë në gjuhën turke.

Pak ditë më parë, këngëtarja ka nisur punën për këtë projekt, por ajo ka postuar një foto nga studioja e saj muzikore dhe diçka duket se po kurdis. “Vazhdon!”-ka shkruar ajo krah fotos ku shfaqet me bashkëpunëtorët e saj teksa ne mezi po presim të zbulojmë surprizën.

Kur të gjithë u bënë kuriozë se çfarë ka përgatitur Genta, duket se bëhet fjalë për një album. Sipas News-31.com, këngëtarja është në përgatitje të albumit të saj të ri dhe po bashkëpunon me producentë të rinj dhe të vjetër.

Nuk ka ende detaje rreth publikimit të këtij albumi, por ne mezi po presim.

LEXO EDHE:

Back to top button