Ajaksi firmos me holandezin e Totenhamit

Stiv Bergvijn është zyrtarisht lojtari më i ri i Ajaksit. “Harkëtarët” kanë gjetur akordin me londinezët, të cilët kanë hequr dorë nga shërbimet e 24-vjeçarit pas 3 sezonesh. Gjithsesi, një lëvizje e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët e PSV-së, pasi Bergvijn ka dal nga akademia e Aindhoven dhe tashmë do të udhëtojë në “Philips Stadion” si rival “i betuar”.

Bergvijn luajti për 6 sezone si profesionist në radhët e PSV dhe numëron 149 ndeshje dhe 31 gola, ndërsa në “ishull” me Totenham, holandezi u prezantua në 83 ndeshje dhe realizoi 8 gola. Gjithashtu numëron 22 ndeshje dhe 6 gola me Holandën.

Stiv i bashkohet kampionëve të Eredivisionit për të pasuar të larguarin drejt Dortmund, Sebastian Haller dhe tani do të luajë për skuadrën e qytetit të tij të lindjes, Amsterdam.

LEXO EDHE:

Back to top button