Ajaksi ndalet në barazim, Dinamo Zagrebi befason Betisin në Spanjë

Mjaft gola janë shënuar në 1/16 e finales në Ligën e Konferencës. Ajaksi i portierit shqiptar Ramaj, shmangu humbjen ndaj Bodo Glimt në sekondat e fundit. Holandezët ishin në disavantazh të dy golave, por arritën të rikuperonin, duke vendosur baraspeshën pran rezultatit 2-2.

Në duelet e tjera, spikat triumfi i Dinamos së Zagrebit, ku aktivizohej titullar Arbër Hoxha, ndaj Betis me rezultatin 0-1. Sfidën e vendosi goli i Petkoviç me penallti.

Fitore të artë arriti në shtëpi edhe Makabi Haifa ndaj Gent me 1-0, teksa përballja, Servete-Ludogorets u mbyll në barazim pa gola.

Ndërkohë të sigurtë ishin Molde, Olimpiakosi dhe Shtrum Grac, të cilët shënuan fitore në shtëpi, ndërkohë që dueli i vetëm i mbyllur në barazi ishte ai mes Rojal Union dhe Ajtrajkt Frankfurt me katër gola të shënuara dhe 2-2.

LEXO EDHE:

Back to top button