Sanksionohen 155 shoferë në Shkup

Sanksionohen 155 shoferë në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat 9 sanksione për drejtim mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq, nëntë sanksione për përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 masa vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button