Çair 2030 lëshon mundësinë që të kalojë në gjysmëfinale të Kupës

Gjatë ditës së enjte nisën garat eliminatore në Kupën e Maqedonisë në basketboll, ku garuan 8 skuadrat më të mira në Super Ligën e Basketbollit të Maqedonisë.

Në mesin e tyre ishte edhe skuadra e Çair 2030, e cila debutoi në këtë konkurencë të garave. Në paraqitje e parë në çerekfinales të Kupës, skuadra e drejtuar nga trajneri Erhan Ramadani, dëshmoi se jo rastësisht është pjesë e Superligës dhe pas shumë lufte, në minutat e fundit e humbi duelin me skuadrën e Euro Nikelit, pran rezultatin 79-87.

Kjo e fundit përpos kualfikimit në gjysmëfinale të Kupës, morri edhe fitoren e tretë në përballjet me skuadrën nga Çairi këtë sezon.

Në gjysmëfinale u kualifkuan edhe MZT Skopje, që mundi Gostivarin me 91-76, pastaj Rabotniçki, i cili eliminoi TFT Skopjen me rezultat 75 -68 dhe skuadra organizatore, ajo e Pelisterit, e cila mundi Feniksin me rezultat 81-70.

LEXO EDHE:

Back to top button