Ajo ngiste shumë shpejt dhe pa patentë – policia u trondit kur mësoi se ajo ishte 103 vjeç
A mund ta imagjinoni tronditjen e policisë që ndërhyri pas një ngarjeje të rrezikshme të raportuar në qendër të qytetit Bondeno!

Ajo që duhet të ishte një veprim rutinë u kthye në një histori të pabesueshme, në qendër të së cilës është zonja Jose (103).
Qytetarët kanë denoncuar drejtimin e rrezikshëm dhe efektivët e policisë italiane kanë ndaluar mjetin rreth orës 01:00.
Pas timonit gjetën një grua të moshuar që nuk kishte patentë (ka skaduar në vitin 2022), dhe makina nuk ishte e regjistruar apo e siguruar, raporton La Nuova Ferrara.
Gjatë bisedës ata morën vesh se ajo ishte duke shkuar te një mikeshë, ku e prisnin për darkë, e ndoshta edhe për letra.
Ndonëse e tronditur nga fakti se ajo ka lindur në vitin 1920, policia e ndëshkoi plakën, sipas ligjeve aktuale.
Makina është konfiskuar dhe më pas është transportuar në vendin e kërkuar nga një shërbim rimorkimi.
E moshuara është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga sigurimi.